Sali Berisha bën lidhjen mes ekzekutimit të Gazmend Çollakut, personave që rrëmbyen Enver Stafukën dhe ata që grabitën miliona euro nga furgoni që shoqeronte paratë e bankës, pak kohë më parë.
Në të tre rastet, autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie dhe vetë policia nuk ka asnjë të dhënë se kush janë këta njerëz.
Berisha thotë se kjo bandë ka mbrojtjen e vetë Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, të cilin ai e quan “Sajme qorri” në statusin e tij në Facebook.
Berisha shkon më tej në deklaratën që bën për ekzekutimin e Çollakut. Sipas tij, me urdhër të Saimir Tahirit, ekzekutimi është garantuar vetë policia, që ka shmangur çdo të papritur.  
 
Deklarata e Berishës në Facebook:
 
Çollakun e grabiti Saje Qorri. Ai nuk ishte njeri nga kater pengmarresit por ishte mbrojtesi i te kater vrasesve!!
Te dashur miq, dje ne mes te Durresit, katershja me uniforme policie qe mbrohet nga shtetit, qe grabiti dhe zhduku Stafuken, qe vodhi 6 milione euro te bankes Credins, grabiti dje ne prani te policise qytetarin Çollaku dhe ne shoqerim te policise e çoi ate ne nje perrua te Fushe Krujes dhe e ekzekutoi. Ne te vertete ky akt terrorist eshte veper direkt e Saje Qorrit, i cili si anetar i bandes kishte vetem dy detyra.
E para te zhdukte çdo postbllok nga Durresi ne destinacion vend-ekzekutimin e Çollakut. 

E dyta, policia te shoqeronte pengmarresit gjer ne fund se mos ju ndodhte ndonje defekt ne makine apo aksident i rastit dhe ti ndihmonte.
Saje Qorri te dy detyrat i kreu ne menyre te shkelqyer dhe do ndaje me bossin e tij, Ramen, trofene e krimit te radhes!
Neser pritet qe me urdher te Rames te dale ne konference shtypi dhe te deklaroje se 7 ditet e para te ketij janari jane ditet me te qeta dhe me te sigurta te 25 viteve te fundit. Kurse 9 te vraret ne 7 ditet e para te janarit nuk kane asnje lidhje me policine e shtetit, pasi asnjeri prej tyre nuk eshte vrare nga policia?!?! ku eshte sundimi i banditeve apo banditokraci e mirefillte!
Vetem revoluioni demokratik do shpetoje shqiptaret nga kjo qeveri e shnderruar ne organizate kriminale nga kreu i krimit te organizuar ne Shqiperi, Edvin Kristaq Rama! sb