Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në protestën për vogëlushen që u vra në Himarë, por gazetarët i kanë kujtuar “21 Janarin”.

U vranë 4 protestues nga Garda në vitin 2011 dhe Berisha ka justifikuar krimin me argumentin se ata deshën t’i merrnin pushtetin.

Ishte tjetër gjë, ka raporte ndërkombëtare që thonë se protestuesit donin të merrnin pushtetin. Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë. Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik”, tha ai.