Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për disa koncesione korruptive, që janë dhënë me ‘bekimin’ e kryeministrit Edi Rama dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Të dy kanë marrë para nën dorë nga biznesmeni Klodian zoto, tha Berisha dhe kontratat koncesionare janë fshehur.

Elbasani

“Në vitin 2015, afrohet e kërkon të ndërtojë djegësin e Elbasanit në kundërshtim me çdo ligj. Kjo qeveri, me në krye Ramën e Ahmetajn dhe ministrin Koka, brenda një 1 dite, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, bëjnë nën veprime dhe ia japim tenderin atij që deshën”, tha Berisha nga foltorja e parlamentit duke akuzuar se biznesmeni Zoto, “ish menaxher i Ahmetajt”, mori me 22 milionë djegësin (e mbetjeve) e Elbasanit.

Ish kryeministri shtoi: “Po ky zotëri, në 26 dhjetor 2016 e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një rënë të lapsit 6 mln euro nga paratë e taksapaguesve. Në botë kjo s’mund të ndodhë kurrë nëse ministri i Financave dhe Kryeministri nuk vjerdhin si ujqër paratë e taksapaguesve”.

Fieri

Edhe djegësin e Fierit, shtoi ish kryeministri, ja dhanë Klodian Zotos 28 mln euro, ndërsa akuzoi deputetët sociliastë të Fierit se kanë heshtur lidhur me këtë marrëveshje, sipas tij korruptive.

Ligji thotë bëj tender ndërkombëtar, shtoi Berisha, duke shtuar se të tillë nuk pati.

Lidhur me investimin që duhet të bëhej, ish kryeministri deklaroi se në të vërtetë “nuk është vendosur asnjë tullë”.

Tirana

“Në Tiranë për djegësin u dhanë 218 milionë euro. S’ka burrë nëne që të gjejë kontratën. Këto fshehin kontratën… A vidhet në këtë mënyrë? Kjo është gjëja më e paimagjinueshme. Këtu absolutisht është ministri i Mjedisit Lefter Koka që ka marrë pjesën e vet. Po se bënte dot vetëm. Po Lefter Koka s’e bënte dot kurrë një gjë të tillë. Ja u them unë ju se s’ka ministër Financave në botë që lejon vetes të bëjë afera të tilla dhe i ndan paratë me Klodian Zoton. Madje dhe atij i ka dhënë thërrime. Se s’ka ministër Financash që guxon të bëjë një veprim të tillë kriminal pa u mbështetur nga kryeministri”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të reagojnë lidhur me këto afera.

Veritas.com.al/