Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë dje se në protestën e 7 korrikut, demokratët por edhe qytetarët e thjeshtë duhet t’i tregojnë botës se janë ata që vendosin për fatet e vendit.

Në një bashkëbisedim me anëtarë të FRPD-së, Berisha u shpreh se nuk mund të pajtohen me regjimin e kryeministrit Edi Rama.

“Këto dy ditë që na ndajnë nga data 7 korrik, ju ftoj të bëjmë gjithçka për të bashkuar çdo të ri, çdo të re, anëtarë dhe jo të forumit rinor për të dalë në shesh dhe për t’i treguar këtij regjimi se monizmi kurrë nuk kalon mbi ne. Ne nuk pajtohemi kurrë me monizmin. Për t’i treguar botës se fatin e këtij vendi do ta vendosim ne, se për lirinë tonë do vendosim ne”, thotë Berisha i shpallur non grata nga SHBA.