Pas tentativës së djeshme të Sali Berishës për të marrë selinë blu, ambasadorët kanë takuar kryedemokratit Lulzim Bashës. Grupi i ambasadorëve është kryesuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ai i BE-së, Luigi Soreca, ai italian Fabrizio Buci, gjermani Peter Zingraf dhe ambasadori francez.

Fokusi kryesor i diskutimeve janë zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku një ditë më parë Sali Berisha “mësyu” në selinë blu si anëtar i Komisionit të rithemelimit të PD-së, që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku për disa orë u krijuan momente tensione, e ndërsa pak orë më pas Lulzim Basha në konferencën për mediat lëshoi të gjithë arsenalin e tij të akuza përkundrejt Sali Berishës.

( Lajm në përditësim)