Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot para mediave për atë që e konsideroi si skandalin më të madh: Përgjimet.

“Çështja që më ka sjellë këtu do të thosha, – tha Berisha, – është skandali më i madh i 25 viteve të fundit, zhvillimet rreth tij, skandali i përgjimeve. Nuk ka ndodhur kurrë në 25 vite që një kryeministër dhe ministër i Brendshëm ta shndërrojë Policinë në qendër përgjimit të Presidentit, diplomatëve, etj. Mendoj se ky është një krim i shëmtuar.

Së pari, Edi Rama, për të shtuar përgjegjësinë e tij të tmerrshme nuk e ka për gjë të përdorë si mburojë Italinë mike. Ky përbën një akt shumë të rëndë dhe të dënueshëm dhe i them se kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal. Por gabimi yt fatal është të përdorësh Italinë si mburojë se është vepër e jotja.”

 

Vijon…