Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se nuk ka një qeveri Rama Meta pasi sipas tij, Kryeministri së bashku me atë që Berisha e cilëson si “kryeministrin e jugut” e kanë futur në kafaz kryeparlamentarin, duke e përdorur vetëm për vota. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në Studio e Hapur, Berisha tha se Meta po përdoret për fresk dhe për vota. Ish kryeministri shtoi se Rama ka një qëllim të vetëm, eleminimin politik të Metës, arrestimin e tij dhe marrjen e LSI-së për vete.“Absolutisht, në mënyrë kategorike kjo për asnjë sentiment për Ilir metën, por për sentimentin ndaj të vërtetës, të dalë kushdo të ma kundërshtojë. Në kokën e Ramës, prevalon çdo mendim i Kocos ndaj të tjerëve. Në asnjë rast nuk ka ndodhur të flasim për dy kryeministra, për Kryeministrin e jugut dhe kryeministrin e vendit. Tek libri Kurban, heroi është Koço Kokëdhima, sivllau!

Nuk ka aleancë sepse çdo aferë që i del Metës, i del nga Edi Rama. Kush e nxorri çështjen e DIAS në Vienë? Kush i nxorri në media? Ishin të komanduar nga Edi Rama ata. Pse nuk them qeveria Rama Meta, por sepse Meta është vetëm për të bërë fresk. Nëse ka një njeri që thotë se Meta nuk është vetëm për fresk me vota, le të vijë. Nuk ka një njeri që quhet Kryeministri i Skraparit, por një Koço të shpallur si Kryeministri jugut.”- tha Berisha.
“Edi Rama s’mund të marrë kurrë PD, do marrë me çdo kusht LSI. E ka kuptuar se me Ilir Metën që në momentin që ti shkrepë në mendje Metës ai është një hiç, jo kryeministër po ka rrezik të humbasë dhe partinë. Kjo është betejë për jetë a vdekje e Ramës për tu bërë lideri i së majtës.”- tha ish kryeministri.
Pjesë nga intervista:
Dje u çel sesioni parlamentar, ju munguat, ka patur ndonjë arsye të veçantë mungesa juaj?
Isha unë aty, problemi kryesor i PS ishte fjalimet e mija në parlament. Kur nuk kanë substancë çfarë do tu thonë shqiptarëve ata. Çelën sesionin parlamentar me mua, fjalimet e mia, tematikat që unë trajtoj.

Ishte kritike e dyfishtë për Ilir Metën, deklarata e Ruçit?
Problemi është se qeveria Rama-Kokëdhima, nuk ka problem tjetër. Sot Shqipëria është bërë një vend që vërtetë po e shkelin me këmbë, po derdhin një mori përçmimesh ndaj saj. Shqiptarët po largohen njëlloj si sirianët. Ruçi është zëdhënës. Kryetar grupi si gjysmë formal është. Aty pas Ramës është sivëllau i tij Koço. Mafia del mbrapa shpinës, nuk del mafia në skenë. A kishte për të bërë një kongres kjo parti, po. Duhet të ishte bërë prej 5 muajsh dhe jo se e thotë Blushi, por statuti. Dhe kur po bëhet atëherë kur e do Koçua.

A janë probleme të brendshme të PS këto?
Po kanë manipuluar zgjedhjet, kanë vjedhur zgjedhjet

Sipas Ramës partia kalon në plan të dytë, nëse në plan të parë është qeverisa…
Edhe Gramozi ka harruar që është sekretar i PS, vetëm një emër del aty, Koço Kokëdhima.

Cili është problemi?
Ka zgjedhur për bashkëpunëtor një njeri që e ka sivllaun siamez në të gjitha vjedhjet dhe tenderuat në bashki. Në rezidencën që po bën në Qiparo. Gjithçka e ka me këtë njeri. Ai është kocka mafioze nr. 1 pak me thënë e Shqipërisë. Ky njeri bllokon dhe dhunon kushtetutën.

Si po e bën?

Ka marrë qindra pagesa nga Entet shtetërore. Gjykata dha një vendim të drejtë, por ky nuk po e lejon Kushtetuesen të zbardhet vendimi.

Nuk ju dëgjoj të thoni apo të flisni për binomin Rama-Meta por Rama-Kokëdhima, Pse?
Asnjë sentimet për Ilir Metën, është sentimeti im për të vërtetën. Në rastin e Koços prevalon çdo mendim i Koços në raport me të tjerët. Flasim zyrtarisht për dy kryeministra atë të Jugut dhe gjithë vendit. Fuqia mafioze e Koçës është e jashtëzakonshme. Rama ka problemet e veta psikike, i është induktuar në të gjithë qënien. Kurbani, heroi i Ramës është Koço Kokëdhima.

Po ku është problemi?
Meta është vetëm për ti bërë fresk moj zonjë. Bën fresk me vota.

Po e keni pasur edhe ju në koalicion?
Shko e pyete cili ka qënë roli i tij dhe ministrave të tij. Ky e futi Metën në kafaz që në fillim. Unë ia thashë, ai u tërbua. I tha të fus brenda. Si i thua partnerit qeverisës të fus brenda.

Po e keni pasur edhe ju në koalicion?
Shko e pyete cili ka qënë roli i tij dhe ministrave të tij. Ky e futi Metën në kafaz që në fillim. Unë ia thashë, ai u tërbua. I tha të fus brenda. Si i thua partnerit qeverisës të fus brenda.

Ju thoni që nuk ka aleancë të vërtetë mes Ramës dhe Metës?
Unë ju them që ka rrezik. As në ato vende ku vërtet një pjesë e popullatës janë akoma në stadin e fiseve. Po si mund të ketë aleancë. Çdo aferë që i del Metës, i del nga Edi Rama.

Nuk e kemi të vërtetuar këtë…
Po marr DIA-n, kush e nxori në Vjenë, opozita i kishte të dhënat e Vjenës, jo absolutisht. Ç’ka u zhvillua në studion e arbitrazhit në Vjenë i kishte avokatja e përgjithshme e shtetit. Kush i nxori në media, ata ishin të komanduar nga Edi Rama. Marrim rastin e fundit, del një regjistrim i vitit 2008. I bërë nga Ina Rama, ishte deputet ai, atë se bënte dot as ai Osmani asnjë prokuror tjetër. E regjistron Ina Rama, në thyerje absolute të ligjit. Ajo duhet të kërkonte autorizimin nga kryetarja e parlamentit. Unë e kisha deklaruar publikisht që për çdo ministër që do kërkohet regjistrimi unë do t’ia jap menjëherë. E regjistroi, kujt ja dhanë, ja dhanë Edi Ramës. Nga doli bobina. Që Edi Rama kishte njohuri kjo është 100% e sigurt. Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit ia dha Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës.

Ju e nxini në përgjithësi punën e qeverisë. Ju përmendi binomin Rama-Kokëdhima dhe jo Rama –Meta. Duket sikur e shfajësoni Metën…
Si mund ta bëj përgjegjës unë kur atë se pyet kush. Aty pyetet vetëm Kokëdhima. LSI në këtë koalicion ka detyrë të bëjë freskun e votave. Se pa freskun e votave nuk rri dot në qeveri ai. Gjersa rri dhe i bën fresk ka përgjegjësi. Të tjerët nuk e përmendin Koçon, kur është faktor sot. Koço Kokëdhima është shpallur edhe nga mediat edhe nga Rama kryeministër i jugut.

A po flirtoni me Ilir Metën, sepse ka kohë që flitet për flirt mes PD dhe LSI?
As edhe një flirt, përveç realizmit. Për koncesionet e bëj përgjegjës Metën se mban aleancën, por përgjegjësi direkte kanë Rama dhe Kokëdhima.

Tone të ulëta të Metës për Berishën, tone të ulëta të Berishës për Metën. Për reformën në drejtësi jeni në një llogore…
Nuk ekziston asnjë aleancë. Unë vlerësoj qëndrimin e tij, kërkesën e tij për konsensus për Kushtetutën e re që po bëhet. Po ndryshohen 70 nene të Kushtetutës. Lulzim Basha dhe PD, unë kemi kërkuar që në fillim konsensus. Nuk u angazhua PD në një draft të vetin. Kurse Edi Rama e bazoi në blerje votash, në mënyrën më të pistë që mund të ekzistojë. U kishte përsëritur eksponentëve politikë se unë 10 vota i kam nga opozita. Ai është me probleme psikike, besonte se i kishte.

Votat janë përfolur se janë blerë me pazare edhe në kohën tuaj…
Pse Ilir Meta kërkon konsensus? Këtu ai për mua tregon përgjegjësi politike.

A nuk bëri ky njeri grevë urie në kohën e konsensusit më të gjerë, por ky u përjashtua.

Por ju dhe Rama bashkuat votat kundër tij..
Po kjo ndodhi. Ky e gjen mënyrën me Ramën, ky nuk do më përsëritjen e 2008. Unë e marr kështu, se Meta me kërkesën për konsensus i bëri një shërbim vetës. Përjashtimi i opozitës do kishte pasoja të rënda, do përjashtohej nga harku kushtetues.

Mendoni që kjo reformë realizohet para pranverës?
Shkaku kryesor është Edi Rama. vila e Surrelit, pallati i bashkëshortes pa asnjë faturë, pastaj janë problemet e tjera. Ky pretendon se po bën reformë nga njëra anë, nga ana tjetër fut papagajtë e tij dhe thotë kjo reformë synon arrestimin e këtij, atij, të partnerit të tij kryesor.

Synohet edhe i juaji?
I imi është i parëndësishëm për qeverinë.. Ky kërkon arrestimin e Ilir Metës me këtë.

Pse i intereson zotit Rama kjo? Atij i duhen votat e Metës?
Edi Rama s’mund të marrë kurrë PD, do marrë me çdo kusht LSI. E ka kuptuar se me Ilir Metën që në momentin që ti shkrepë në mendje Metës ai është një hiç, jo kryeministër po ka rrezik të humbasë dhe partinë. Kjo është betejë për jetë a vdekje e Ramës për tu bërë lideri i së majtës.

Si do ta realizojë?
Ai është njeri i detajeve, i pamëshirë në detaje. Edi Rama nga njëra anë përdor reformën, regjistrimet, gjithçka. Nuk di ç’të bëjë më parë për ti marrë një njeriu partinë.

A është kaq e thjeshtë?
Pa e eleminuar nuk ia merr dot. Ky zotëria reflekset politike i ka 5 herë më të zhvilluara se Rama. Shiko, Rama shkoi në Neë York mendova se do kthehej ose me përmbysje të qeverisë ose me zgjedhje të parakohshme. Të dyja ia mori Meta

Si ia mori?
Ia mori, i tha për ndryshimet në qeveri, në kohën që Rama tha jo. Meta bëri ndryshimin

Ju thatë se Rama synon LSI?
Aty e ka ai. Pa marrë LSI nuk ka të ardhur politike, mbetet një kryeministër aksidental

Është përfolur gjatë për një koalicion PD-PS, për një takim të Bashës me Ramën në Vjenë…
Në mënyrë absolute Basha mohoi darkën dhe takimet me Ramën. Në bindjen time më të madhe koalicioni i dy partive më të mëdha do ishte fatkeqësi për shqiptarët. Do ta këshilloja vetëm në inekstremis kur vendi është në një bllokim të plotë. Nuk më ka lënë kurrë ta kuptoj Basha një gjë të tillë.

Ju do pranonit një koalicion me Ilir Metën nëse ai do tua propozonte?
Absolutisht janë trillime të mirëfillta të papagajve të Edi Ramës. Koalicionet nuk jam unë që i përcaktoj. Ajo është pyetje e udhëheqjes së partisë. Unë nuk jam më udhëheqës i PD-së. Ky është një vendim që merret pasi shqyrtohet në të gjitha aspektet nga udhëheqja aktuale e PD-së. Unë jam për një fitore të plotë totale të PD-së. Por se çfarë do bëjë PD pas zgjedhjeve atë nuk e përcaktoj unë.

Do pranonit të ishit president me Ilir Metën kryeministër?
Unë jam ndarë nga funksionet politike. Unë mendoj se vendi ka një president të shkëlqyer me dinjitet dhe integritet të lartë. Edhe mund ti përsëritet mandati atij. Unë nuk kam ambicie për asnjë post. Pasioni im është përqëndruar në parlament. E kam synim që të jem sërish në listën e deputetëve në parlamentin e ardhshëm. Parlamenti është pasioni im.

A do ta votonit Metën për president?
Unë do të votoja Bujar Nishanin për president.

A do pranojë opozita çfarëdolloj varianti që do të vijë nga Venecia në datën 21, dhe më pas në mars kur pritet një variant përfundimtar.
Nga Venecia nuk vjen variant. Venecia jep opinione, se sa përputhen nenet me parimet e drejtësisë evropiane, me kartën evropiane të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky komision foli në mënyrën më serioze. A mund të imagjinosh ti për të shkruajtur nenet e Kushtetutës Sokol Sadushin dhe Voranin, të cilët kanë një militantizëm të hapur dhe armiqësi ndaj opozitës. Këta asgjësuan konfliktin e interesit edhe si nen në Kushtetutë. Me merr mua Vali Leskaj dhe me thotë ua pse fëmijët e deputetëve s’mund të merren me biznese. Jo s’mund të merren me pasuri publike.
(Marre me shkurtime)