Andrea Massardo

Ekziston një qartesi në veçanti mbi të cilën presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump absolutisht nuk do të jetë në gjendje ta llogarisë: Gjykata e Lartë. Po, sepse ndryshe nga Manjati (i cili në fund të presidencës së tij arriti të zgjidhte një emër tjetër afër të djathtës Republikane, Amy Coney Barrett), udhëheqësi Demokrat do të ketë një disfavor prej gjashtë votash me tre në organin më të lartë gjyqësor të Shteteve te Bashkuara, në një vend ku seancat prodhojnë historik legjislativ.

Një detaj jo indiferent, nëse marrim parasysh sesi u sanksionua legalizimi i gjerë i abortit në Shtetet e Bashkuara nga një séance e Gjykatës Supreme, në çështjen e njohur gjyqësore “Roe Vs Wade“. Dhe, mbi të gjitha, një situatë që me kalimin e muajve mund të rezultojë gjithnjë e më e pakëndshme për Biden, si potencialisht e aftë të kufizojë marzhin e tij të veprimit, me “dorën e gjatë” të Trump akoma de facto në gjendje të imponojë vizionin e tij politik në SH.B.A.

Biden tashmë mund të pësojë stop-in e parë

Në fakt, u deshën vetëm dy ditë që Biden të kuptonte se sa opozita republikane mund të bëhet veçanërisht ingombrante gjatë mandatit të tij. Siç raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters, në fakt, 22 janarin e kaluar, moratoriumi 100-ditor i Biden për emigrantët u sfidua nga prokurori Texan Ken Paxton, shumë afër pozicioneve të Republikanëve dhe në këtë rast shumë afër sidomos me Trump. Dhe në këtë skenar, nuk është e vështirë të imagjinohet se si delikatesa e çështjes dhe ankesat e mundshme të të dy palëve mund ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara do të kishte shumë pak shpresa për fitore.

Pikërisht koha për të filluar, prandaj, spektri i presidentit të 45-të fillon të ndjehet, duke u vetëshpallur me institucionin më të lartë gjyqësor të Shteteve të Bashkuara dhe pikërisht mbi një temë shumë delikate për botën demokratike siç është ai migrator. Dhe në mungesë të sukseseve në këtë front – edhe për shkak të fushatës elektorale të shtyrë fuqimisht në këtë drejtim – shqetësimi për Biden është ai i humbjes së konsenseve që nga fillimi, duke ndikuar tashmë ato që mund te jene shanset e rizgjedhjes në raundin tjetër të zgjedhjeve presidenciale.

Biden,presidenti i përgjysmuar

Siç u theksua më parë, mundësia që ankesat të arrijnë në Gjykatën e Lartë dhe që në këtë mënyrë të gjejnë një kundërshtim të theksuar republikan është thembra e Akilit shumë e spikatur për presidencën e Biden. Veçanërisht, sepse është potencialisht në gjendje të bllokojë dhe refuzojë shumë nga ato lëvizje që do të jenë të rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë si në çmontimin e ndryshimeve që kanë ndodhur nën menaxhimin e Trump ashtu edhe në çelësin propagandistik.

Me valën progreste të sjellë në Uashington nga Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris që përplaset në fortesën republikane të Gjykatës së Lartë,mgjate,mund të flitet qetesisht për një president të përgjysmuar. Përgjysmuar, për shkak të faktit se në çështjet diskriminuese, për mirë apo për keq, fjala e vërtetë vendimtare nuk do të jetë e tij aq sa ajo e institucionit më të lartë gjyqësor. Përgjysmuar, pasi pavarësisht fitores së tij ndaj Trump do të jetë ky i fundit falë dorës së tij të gjatë që do të jetë në gjendje të mbrojë vizionin që ai ka arritur t’i japë vendit në katër vjet. Duke nënvizuar edhe një herë se, megjithëse ai as nuk është rikonfirmuar, brazda që la gjurme është e destinuar të shënojë politikën amerikane akoma për shumë vite që vijnë.

VERITAS.COM.AL