Joe Biden po përgatitet të ndalojë importet e naftës ruse pa pjesëmarrjen e aleatëve evropianë tashmë sot. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg duke cituar disa burime, sipas të cilave ndalimi përfshin edhe gazin natyror të lëngshëm dhe qymyrin.Thirrjet për ndalimin e importit te naftes ruse u shtuan të hënën, por ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden u përball me vendimin e ashpër për të ndërmarrë një hap që do të rriste çmimin që amerikanët paguajnë në pompën e gazit.

Republikanët dhe demokratët kryesorë në Kongres njoftuan se kishin arritur një marrëveshje mbi legjislacionin dypartiak që do të ndëshkonte Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke ndaluar importin e naftës ruse dhe produkteve të tjera energjetike — si dhe duke pezulluar marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë.