Gjashtëdhjetegjashtë persona janë vrarë në një përplasje të një avioni pasagjerësh në malet e Zagros  në Iran.

Avioni i ‘Aseman Airlines’ gjatë rrugës prej në Tehrani për në qytetin jug- perëndimor të Yasuj, u rrëzua afër qytetit të Semirom në provincën  Isfahan .

‘Gjysmë Hëna e Kuqe’ ka angazhuar ekipe të kërkimit dhe të shpëtimit në vendin e ngjarjes. Agjencia ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se përfundimisht të gjithë peronat që ndodheshin në bord janë të vdekur.

Avioni EP3704 la Teheranin në ora 04:30 GMT, dhe u përplas rreth një orë më vonë.

 

Veritas.com.al/