(FOTO: Presidenti Donald Trump në bisedë telefonike me lider ndërkombëtarë)/

Donald Trump bëri disa biseda telefonike me liderët botëror ditën e  Shtune, duke përmendur edhe Vladimir Putin, president i Rusisë.

Kremlini tha se të dy palët kanë rënë dakord që të luftojnë “terrorizmin ndërkombëtar”- duke përfshirë edhe të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe “grupe të tjerë terroristë” në Siri.

Ky ishte prioriteti kryesor.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike ishte një “fillim i rëndësishëm” për zhvillimin e marrëdhënieve që “nevojitet të riparohen”.

Zoti Trump gjithashtu foli me lider nga Japonia, Gjermania, Franca dhe Australia.

Në deklaratën në gjuhën angleze, Kremlini solli më shumë detaje të bisedës së parë telefonike zyrtare mes dy liderëve qëkur zoti Trump hyri në zyrën e presidentit.

Kremlini tha se ishte një bisedë “pozitive dhe konstruktive” në të cilën ata diskutuan:

-Luftën kundër terrorizmit

-Konfliktin në Lindjen e Mesme dhe Arabo-Izraelit.

-Stabilitetin strategjik, jo riprodhimin dhe programin bërthamor të Iranit.

-Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut.

-Situata në Ukrainë.

“Të dy liderët theksuan se duke bashkuar përpjekjet në luftën kundër kërcënimit kryesor- terrorizmi ndërkombëtar- ky është prioriteti kryesor”, sipas Rusisë.

/Veritas.com.al/