Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u vra ditën që u rrëmbye! Si policia zbuloi trupin pjesërisht të dekompozuar përmes xhupit të tij

Detaje të reja dalin në pah lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili ishte rrëmbyer 2 javë më parë.  Ai është vrarë ditën që është rrëmbyer, ndërsa ishte groposur në Qafë Mollë, ku trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar.Ka qenë xhupi i 43-vjeçarit me shenja gjaku  dhe vrimë plumbi që është gjetur i hedhur mes shkurreve një ditë më parë dhe vetëm sot falë qenëve nuhatës policia ka mundur të zbulojë dhe trupin.Autoret e kane vrare me nje plumb pas koke e pastaj e kan hedhur ne gremine

Veprimet në vendin ku është gjetur trupi i pajetë nuk kanë përfunduar akoma. Kufoma nuk është nisur akoma në drejtim të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Dajt. Trupi i pajetë ishte groposur në zonë dhe mbuluar me gurë dhe gjethe për të humbur gjurmët.

VERITAS.COM.AL