Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Ndërsa në Kuvend po diskutohet për Byronë Kombëtare të Hetimit, fjalën e ka marrë edhe deputeti  socialist Ben Blushi. Ai ka thënë se “duke shtyre reformen ne drejtesi, duke shtyre hetimin, po bindim shqiptaret se ketu ekziston nje pakt qe te mos kete hetim dhe ndeshkim per shqiptaret” Duke vijuar më tej Blushi u shpreh:

“Shqiptarët kanë nevojë të marrin vesh se cfarë përfaqëson Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky Parlament ka një tipar nga i cili nuk shpëton dot, e ka të bëhet i shpejtë kur s’duhet dhe i ngathët kur duhet. Parlamenti jonë ka këtë tipar, nevojën për të shtyrë emergjencat. Edhe pse Dekriminalizmi është futur në fuqi, asgjë s’ka ndodhur akoma dhe asnjë mandat nuk është ndërprerë. Edhe kush është perceptimi? Që në bëjmë ligje dhe nuk i zbatojmë ligjet. Bëjmë dhe gjejmë konsensus se si mos ndëshkohemi reciprokisht. Kjo që ndodh me dekriminalizimin mesa duket do ndodhë edhe me reformën në drejtësi. Reformë në drejtësi do ketë, por drejtësi nuk do të ketë.

Ne vendosim se kush do na hetojë, nga kush hetohemi. Ne po bëjmë një pakt për të mos u ndëshkuar. Ky nuk duhet të jetë një pakt mes të korruptuarve të dy palëve tona. Cështja është se shtyrja e miratimit të Byrosë nuk ëshë vetën kaq, sepse shtyrja e kësaj reforma të reformave i dobëson deri në nul gjithë pretendimet e Qeverisë se ka reforma në Shqipëri. Qeveria betohet se ka ndaluar duhanin, por nuk ndalon dot që krimi të hyjë në Parlament. Qeveria pretendon se ka ndërprerë korrupsionin masiv, por nuk ndalon dot se defiçiti në buxhet të jetë 200-300 milionë Euro. Qeveria pretendon se ka ndaluar kalimin me semafor të kuq, por nuk ndalon dot një deputet me kontrabandist në makinë. E dini pse ndodh kjo? Se s’ka drejtësi. Qeveria pretendon se ka hapur vende pune. Doli Kryeministri i bërtiste shqiptarëve se pse nuk punojnë se ka aq shumë vende pune. A mund të ndodhi kjo që Kryeministri t’i bërtasi popullit të vet?”, tha deputeti socialist./LAPSI.AL/