Aksi sovranist ka pushtuar Rai2 dhe oraret e programeve të saj. Carlo Freccero ka vendosur të caktojë afatin kohor nga i cili do të përjashtojë Luca dhe Paolo për një transmetim të analizës gazetareske mbi aktualitetin.

Drejtori i ri i rrjetit ka vullnetin, lexohet sot në Stampa, për t’i dhënë hapësirë një programi të dedikuar për informacionin sovranist. Transmetimi do të quhet L’ottavo blog dhe, siç shpjegohet nga vetë Carlo Freccero, do të ofrojë një vizion të botës nëpërmjet syve të asaj pjese të informacionit që ofron dhe propozon lajme që gazetat e mëdha dhe rrjetet e mëdha nuk i trajtojnë kurrë sepse janë quajtur ‘komplotiste’.

Do të jetë “një rishikim i informacionit që nuk duhet të transmetohet – shpjegoi drejtori i ri i Rai2 – ju e dini shumë mirë se ka gazeta që i quajnë këto lajme gjithmonë komplotiste dhe është e gabuar kjo gjë”.

Një program – thekson La Stampa – që do t’i pëlqeje Marcello Foa-s, Lega-s dhe ‘Movimento 5 Stelle’ qe gjithmonë çojnë përpara betejat e tyre kundër informacionit. Por nga kush do të marrë frymëzim programi i ri që ka në mend Carlo Freccero? Indikacionet janë dhënë nga ai vetë- drejtori i Rai2, duke përmendur shembullin e disa faqeve dhe blogeve sovraniste (dhe jo vetëm) nga të cilat mund të marrin. Bëhet fjale për ‘Intellettuale dissidente’, ‘L’antidiplomatico’ dhe ‘Il nodo gordiano’.

Të tre sitet janë të lidhura rigorozisht me informacionin alternativ dhe me lëvizjet sovraniste.

VERITAS.COM.AL/