Qyteti i Kukësit është zbardhur nga reshjet e dëborës  sot pas uljes së ndjeshme të temperaturave.

Edhe pse jemi në muajin mars dhe pritej një rritje temperaturash me ardhjen e pranverës ka ndodh krejt e kundërta. Temperaturat janë ulur duke sjellë një pamje krejt tjetër.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, reshjet janë të dendura duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.

Veç reshjeve të dëborës në zonën e Kukësit, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të territorit të vendit.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, lartësia e borës në Valbonë është 50 cm, Shishtavec 10 cm, , Qafë-Shllak 30 cm dhe Qafë Prush 20 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrimin nga bora.  Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë , përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale .

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale. Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.  Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç  fshatit Bushtricë Nj.Ad Bushtricë Bashkia Kukës ,Nj.Ad Tropojë e vjetër, Lekbibaj dhe Llugaj BashkiaTropojë dhe fshati Zarisht Nj.Ad Fajza Bashkia Has.

Për pasojë, shiu ka shkaktuar vështirësi në lëvizje në disa lagje të qytetit të Durrësit. Nëse situata përkeqësohet, mund të shkaktohen probleme në qarkullimin e mjeteve.

VERITAS.COM.AL