Më e shumta nga bora që ra në qytetin Temirtau në Kazakhstanin qendror, është e zezë.

Në vend të borës së bardhë të zakonshme, me të cilën fëmijët luajnë, kjo borë duket më shumë si qymyr. Një pluhur misterioz i errët ra mbi qytet në fillim të Janarit.

Shumë banorë, të shqetësuar për shëndetin e tyre, përdorën mediat sociale për t’i bërë thirrje qeverisë që të hetojë mbi incidentin.

“Ne nuk mund të jetojmë kështu. Ne po mbytemi këtu”, shkruan një përdorues.

Një grup special shkencëtarësh, i krijuar nga ekologjistët e pavarur dhe ekspertë të qeverisë, po punon për identifikimin e shkaqeve.

Temirtau është qytet në qendër të Kazakhstanit, qendër e industrisë së hekurit dhe ‘shtëpi’ e fabrikës më të madhe të prodhimit të hekurit- Karaganda Metallurgical Combine, në pronësi të ArcelorMittal Temirtau, një degë e gjigandit industrial global ArcelorMittal.

Shumë njerëz në Temirtau besojnë se ndotja vjen nga kompleksi metalurgjik, gjë që ka shkaktuar edhe borën e zezë.

Banorët të zemëruar i kanë dërguar një peticion Aliya Nazarbayeva, vajzës më të vogël të Presidentit Nursultan Nazarbayev.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.