Boris Johnson thotë se qeveria po i ofron BE-së disa propozime “shumë konstruktive dhe me spektër të largët” me qëllim që të kapërcehet impasi i Brexit.

Duke folur për Laura Kuenssberg të BBC,  ai konfirmoi se plani i UK do të përfshijë disa pika doganore në ishullin e Irlandës pas Brexit.

Por këto do të jenë “absolutisht minimale” dhe “ nuk do të përzihen me infrastrukturën e re”.

BE thotë se akoma “nuk ka ndonjë propozim nga UK” që të zëvendësojnë asistencën.

Largimi i UK nga BE është caktuar në 31 tetor.

Zoti Johnson ka thënë se largimi nga BE do të ndodhë me ose pa një marrëveshje, pavarësisht nga ligji që kaluan anëtarët e Parlamentit muajin e kaluar që e detyronte kryeministrin të kërkonte një shtyrje nga BE nëse Parlamenti nuk ka votuar në favor të marrëveshjes specifike ose largimin pa marrëveshje.

Veritas.com.al/