Boksieri i ekipit të Vllaznisë Nelson Hysa, është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Zoti Hysa ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Hysa u qëllua me armë nga dy persona që udhëtonin me motor.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar autorin që qëlloi me armë.

Veritas.com.al/