(FOTO: Francoise Amiridis, gruaja e ambasadorit grek, në momentin e ndalimit nga Policia)/

 

Policia në Rio de Janeiro ka ndaluar gruan e ambasadorit grek dhe tre persona të tjerë si të dyshuar në vrasjen e tij.

Ambasadori  Kyriakos Amiridis, ka humbur kontaktet që ditën e Hënë.

Trupi i tij u gjet në bagazhin e  jë makine të djegur në rrethinat e Rio de Janeiro, ditën e Enjte.

Policia dyshon se zoti Amiridis, 59 vjeç, është viktimë e “krimit të pasionit”. Gruaja e tij braziliane, Francoise Amiridis, dhe një polic i zonës po merren në pyetje.

Policia në Rio po punon duke supozuar se zonja Amiridis kishte një lidhje jashtë- martesore me policin e ndaluar dhe kishte punuar në fshehtësi për vrasjen e të shoqit- raportojnë mediat vendase.

Çifti kishte 15 vjet që jetonin së bashku dhe kishin një vajzë 10 vjeçe, sipas televizionit lokal, RJTV.

/Veritas.com.al/