Investigimet e kryera nga Breitbart News ndaj rrjetit global që drejtin George Soros kanë kontribuar në atmosferën negative të miliarderit përballë Europës- raportoi Politico të martën.

Sipas lajmeve, qeveria Hungraeze lëvizi në drejtim të minimizimit të influencës së Fondacioneve “Shoqëri e Hapur” të George Soros, dhe ndaj organizatave të tjera jo-qeveritare, ose të tjera NGO “me sa duket të nxitura  nga fitorja në zgjedhje e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe ngritja e lëvizjes “alt-right” në Washington”.

“Politico” raportonte mbi rolin e Breitbart Neës  në ekspozimin e Soros, si të ishte një agjenci me një etiketë false  që i përket lëvizjes  “alt-right”. Breitbart News, aktualisht renditet në vendin e 29 si më e vizituara në mediat e Shteteve të Bashkuara, sipas sistemit Alexa. Ajo është një Webside lajmesh e pavarur, dhe është më e madhja mes agjencive konservatore të lajmeve në Amerikë. Ajo nuk ka ndonjë lidhje të afërt me të ashtuquajturën lëvizja “alt-right”.

Ndjenjat kundër Soros janë ngritur në disa kombe Europiane duke përfshirë edhe Rumaninë, Polonisë, Serbinë, Bullgarinë dhe Sllovakinë- raporton Poliitco.

Breitbart News ka publikuar një numër të madh shkrimesh ku dokumentohet se Soros financon për hapjen e kufijve në Europë dhe në mbarë botën; me një fokusim të veçantë që të përdoret kriza e emigrantëve për të arritur qëllime politike.

/Veritas.com.al/