Ndërsa sot paradite kryeministri kurti i ishte përgjigjur Amerikës i vendosur se ‘ nuk e heq taksën ndaj Serbisë’, vetëm pas pas 3-4 orësh ka thënë krejt të kundërtën.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se pas takimeve me Odat dhe Shoqatat e ndryshme të ndërmarrësve vendorë dhe pas analizës, ka vendosur që nga data 15 mars të hiqet taksa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja.

Ai ka thënë se pas kësaj kërkojnë nga Serbia ta ndalojë fushatën për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se nëse pala serbe zotohet dhe dëshmon përkushtim të mirëfilltë dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave, duke filluar nga data 1 prill do ta heqë tarifën komplet për një periudhë prej 90 ditësh.

“BE ta vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, ka thënë kryeministri Kurti, raporton Koha.net.