( FOTO: Angela Merkel dhe Boris Johnson folën në telefon të Martën në mëngjes)/ 

Një burim nga No 10 thotë se marrëveshja e Brexit është ‘në thelb e pamundur’ pas bisedës telefonike mes kryeministrit britanik dhe Angela Merkel.

Boris Johnson foli me kancelaren gjermane pak më parë rreth propozimeve që ai i paraqiti BE-së, por burimet thanë se ajo e bëri të qartë se marëveshja e bazuar mbi këto propozime është ”jashtëzakonisht e papëlqyeshme”.

Ata gjithashtu thanë se kancelarja tha se marrëveshja mund të mnos jetë ndonjëherë e mundur edhe pse Irlanda e Veriut mund të qëndrojë në Unionin e Doganave.

Zëdhënësi i zonjës Merkel tha se ata nuk zbuluan ndonjë bisedë konfidenciale.

Presidenti i këshillit Evropian, Donald Tusk, dërgoi një twitter publik për zotin Johnson, ku shkruan: “Çfarë është e qartë është se nuk fitojnë disa lojëra budallaqe. Në rend të ditës është e ardhmja e Evropës dhe e Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu, si siguri dhe interesa të popullit tonë”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.