Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars.Ka siguruar Kryeministrja Theresa May duke iu përgjigjur “kohës së pyetjeve” te Perfaqesuesve. Ndërkohë kalon një amendament që imponon Kryeministren të përgatisë një plan alternativ

Nga: Raffaello Binelli/

Në Dhomën e Perfaqesuesve filloi debati mbi marrëveshjen per Brexit midis Londrës dhe Brukselit,qe do te kulmoje në votimin e 15 janarit.

Theresa May ka pësuar një goditje të rëndë: Dhoma ka aprovuar (308 vota pro dhe 297 kundër), amendamentin,e promovuar nga deputeti i Tory-t dhe ish Ministri i Drejtësisë, Dominic Grieve, i cili detyron Kryeministren britanike të kthehet në Dhomen e Perfaqesuesve “brenda tri ditëve “dhe jo 21, siç ishte caktuar deri tani, me një plan B alternativ për ” jo marrëveshje “, në rast se javën e ardhshme Parlamenti do të rrezojë marrëveshjen .

May pret “sqarime të mëtejshme” nga BE për çështjen kruciale të “backstop”-it,klauzolën për mbajtjen e kufirit të hapur në Irlandë pas Brexit. Pas shtyrjes së votimit parlamentar, fillimisht të planifikuar më 11 dhjetor, ka referuar kryeministrja, janë zhvilluar disa kontakte me udhëheqësit e Bashkimit Evropian. “Këto diskutime kanë treguar se nje sqarim i mëtejshëm mbi backstop është i mundur dhe bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim”, tha kryeministrja. Londra kërkon siguri nga BE mbi faktin se backstop, klauzola e emergjences që mund të sjellë rregulla të ndryshme doganore dhe tregtare midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar,te mos bëhet permanente.

Britania e Madhe,siguroi May duke iu përgjigjur kohës së pyetjeve, do të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Dje, gazeta Telegraph duke cituar tre burime anonime në BE, kishte shkruar se Londra po “eksploron ujërat” për një zgjatje të mundshme të nenit 50,qe përcakton kushtet për dalje nga BE.

May pastaj ka sulmuar opozitën: “Po i kundërvihet të gjitha marrëveshjeve që po negociojmë me BE-në, kjo është e rende, sepse marrëveshja jonë mbron punesimin”.

Veritas.com.al/