-Për Teresa May një ditë e re gjykimi. Dhe ekzekutivi britanik përgatit një shtyrje shumë të gjatë me Bashkimin Evropian-

Nga: Renato Zuccheri/

Akoma një ditë ferri për Theresa May, qe sot e gjen veten të detyruar të menaxhojë votën për rinovimin e Brexit.

Kryeministrja britanike, pas humbjes së mbrëmshme, në të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e hodhi poshtë përsëri marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian, sot ka vene në axhendë nje votim për aprovimin e marrëveshjes ose për shtyrjen. Një lëvizje e dëshpëruar kjo e Kryeministres britanike, e cila prej kohesh tashme nuk di me se si të menaxhojë procesin e largimit nga Bashkimi Europian.

Dhe parlamenti britanik ka mbështetur mocionin e qeverisë me një diference prej 210 deputetësh – 412 kundër 202. Prandaj, brenda 20 marsit, do të mbahet një votim i tretë për të ratifikuar marrëveshjen e saj me BE. Dhe nëse Parlamenti do ti thotë po, qeveria do t’i kërkojë BE-së një shtyrje deri më 30 qershor të datës së daljes(sot e vendosur për 29 mars). Por nëse marrëveshja – tashmë e hedhur poshtë dy herë nga Përfaqësuesit- nuk kalon deri më 20 mars, atëherë qeveria do të ketë nevoje te kërkojë një shtyrje më të gjatë, ku koha do të jetë në duart e BE. May ka paralajmëruar tashmë se shtyrja mund të jetë më e gjatë se tre muaj dhe ky skenar do ta detyronte Britaninë të merrte pjesë në zgjedhjet evropiane.

Ndërkohë, sot pasdite, Dhoma e Përfaqësuesve ka mundur një goditje të re themelore. Westminster ka rrezuar ne mënyrë neto idenë e mbajtjes të një referendumi të dytë mbi Brexit. Me 334 vota kundër dhe 85 në favor, deputetët kane kundërshtuar amendamentin e te pavarures Sarah Wollaston e cila propozoi zgjerimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës për të organizuar një referendum të dytë. Sipas tekstit, Brexit duhej të zgjatej “me kohën e nevojshme për të nxjerrë ligje dhe për të bërë një votim publik për një dalje në kushte të përcaktuara nga Parlamenti ose për qëndrimin në BE”.

Ndërkohë, në rast të një dështimi të ri, May ka premtuar se do të përpiqet të kërkojë nga Këshilli Evropian një shtyrje shumë të gjatë të Brexit: ndoshta një vit. Një hipotezë që nuk i pëlqen askujt, dhe sigurisht jo përkrahësve të divorcit të Londrës nga Brukseli.

Dhe sot kane mbërritur edhe kritika te rënda te aleatit të përtej oqeanit Donald Trump. Presidenti amerikan ka thënë se “është një turp mënyra se si u menaxhuan” negociatat mbi Brexit. Duke diskutuar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, Trump foli për May-in duke thënë: “Ajo po e bën copash një Vend, në fakt po bën copash një sërë Vendesh“, duke kujtuar se kishte propozuar “disa ide” mbi menaxhimin e daljes por “nuk më ka dëgjuar, në rregull, por mund të kishte negociuar në një mënyrë tjetër“.

Veritas.com.al/