(FOTO: Tim Barrow, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në BE)

-Kryeminstrja konservatore ka gjetur një njohës të mirë të dosjerëve evropian-.

Theresa May, kryeministrja britanike ka caktuar, të mërkurën, 4 janar, Tim Barrow Ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të tij, siç mësohet nga burime qeveritare. Tim Barrow, drejtor politik në Ministrinë e Jashtme, ka qenë ambasador në Moskë dhe diplomat në Bruksel dy herë.

“Vizion negativ për Brexit-it”

Sipas “Telegraph”, që citon burime qeveritare, Ivan Rogers e kishte paguar haraçin e “mendimit negativ për Brexit-in” dhe largimi i tij ishte gjithësesi i programuar, Downing Street donte të kishte në Bruksel një ambasador “që beson në Brexit” para se t’i hyjë kësaj çështjeje me themeli. “Dorëheqja e tij nuk është një surprizë për ata që punojnë me të”, ka komentuar edhe një diplomat evropian. “Ai ishte shumë i aftë, por nuk qe i bindur në  vendimin e Brexit-it. “Theresa May duhet të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili do të hapë negociatat për largimin, përpara fundit të marsit. Kjo do të nisë procesin që do të zgjasë dy vjet, pas së cilit Britania e Madhe do të largohet nga blloku evropian.

/Veritas.com.al/