Ndërsa pritet të dalë në kinema filmi me aventurat e fundit të Bridget Jones, flitet se së shpejti do të dalë edhe libri i ri!

I shumëpritur nga fansat e shumtë të Bridget Jones, filmi i fundit i sagës, Bridget Jones’s Baby do të shfaqet në kinematë perëndimore në 5 tetor të këtij viti. Renée Zellëeger do të jetë përkrah Colin Firth dhe Patrick Dempsey. Në programin e këtij episodi të fundit do të jenë zhgënjimet dashurore të një Bridget-i që i ka kaluar të dyzetat, të kurorëzuara me një… bebe!

Por nuk mbaron me kaq, flitet se në 11 tetor do të dalë edhe një libër me të njëjtin titull. Një libër që bën goxha kapërcime në kohë, përderisa në 2014, Helen Fielding, autore e Diatri i Bridget Jones, boton Bridget Jones: E çmendur pas tij, një vëllim i sagës, ku Bridget=in e gjejmë 50 vje]e dhe mama me dy fëmijë.

 

Për kronologji, deri tani janë botuar:

Ditari i Bridget Jones; Bridget Jones: mosha e arsyes; Bridget Jones: E çmendur pas tij; dhe… Bridget Jones’s Baby.