Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se presidenti rus mund të përdorë paradën e Ditës së Fitores së Rusisë më 9 maj për të shpallur mobilizimin masiv të rezervave të tij për një shtytje të fundit në Ukrainë.

Në fillim të kësaj jave, ushtria ruse u përfol se ishte e zemëruar që Putini kishte zvogëluar pushtimin e Ukrainës dhe bëri thirrje për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Përshkallëzimi që mund të nisë më 9 maj. Wallace shpjegoi se Putini mund t’i shpallte një luftë të re “nazistëve” të botës në paradën, në ditën kur Moska feston fundin e përfshirjes së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.