Më shumë se gjysma e britanikëve besojnë se  vizita zyrtare e Donald J. Trump në Mbretërinë e Bashkuar do të ndodhë, dukshëm më shumë se ata që mendojnë se Mbretëresha nuk do ta mirëpresë presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas kompanisë së sondazheve “YouGov” 49 për qind e britanikëve duan që vizita e planifikuar të ndodhë, shifër kjo e krahasuar me 29 për qind që duan ta shikojnë të anuluar. 15 për qind nuk e dinë.

Pavarësisht se janë qartësisht minorancë, kundërshtarët e vizitës zyrtare të zotit Trump kanë prodhuar lajme në media sikur 1.7 milionë persona kanë firmosur një peticion kundër udhëtimit të tij në Britani.

Peticioni, sipas website zyrtar të Parlamentit, kërkon nga  anëtarët e Parlamentit që të përgjigjen shpejt, duke premtuar debat deri më 20 shkurt. Kryeministre May, sidoqoftë, ka konfirmuar se vizita do të ndodhë pavarësisht nga kundërshtimet.

/Veritas.com.al/