-Në qytet dy kortei: i pari “kundër Marrakesh”, tjetri antiracist. Përleshje mes pro-migrantëve dhe të djathtës ekstreme. Policia akuzon manifestuesit-

Nga: Giorgia Baroncini/

Janë orë tensionesh në Bruksel, ku dy manifestime po paralizojnë qendrën e qytetit.

Rreth 5 mijë persona kane lënë takim për të protestuar kundër ‘Global compact, miratuar në Marrakech më 10 dhjetor. Paralelisht, edhe një mijë manifestues marshojnë kundër racizmit.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, pjesëmarrësit në manifestimin e parë kanë hedhur sende kundër forcave të rendit, të cilët u përgjigjën duke u përpjekur t’i shpërndanin me ane të ujit. Mes eslloganeve të skanuara, “Së pari njerëzit tanë”, “Mjaft, të mbyllim kufijtë” dhe disa kërkesa te ndryshme për dorëheqje te Kryeministrit Charles Michel. Në Belgjikë, Global Compact kishte hapur tashmë një krizë qeveritare.

Për te organizuar korteun e tyre “kundër Marrakeshit”, grupe te ekstremit të djathtë dhe shoqata të djathta. Manifestuesit, disa prej të cilëve me fytyrë të mbuluar, gjithashtu janë përpjekur të hyjnë në ndërtesën që strehon Komisionin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Kryetari i bashkisë Philippe Close raportoi se 70 persona u arrestuan.

Protestat ishin ndaluar nga autoritetet e qytetit për shkak të frikës nga përleshjet, por Këshilli i Shtetit kishte anuluar vendimin duke i quajtur motivet  “jo të mjaftueshme” për të kufizuar lirinë për të manifestuar.

Përveç korteut kundër Global compact, po zhvillohet një kundër-manifestim paqësor anti-racist që përfshin pjesëmarrjen e një kolektivi të Jelekeve të verdhë.’

Veritas.com.al/