/Nga Anila Rezhda, shkrimtare/

 

Mumjet e Egjyptit po tallen me ne! Secili ne këtë lufte tashme reale por te pashpallur jep opinionin e tij.

Unë ndjehem si vete titulli, brenda ne burg, jashtë nuk kam oborr te dal se behet lufte.

Përditë flitet per dosje!!!

-dosje te ish te burgosurve te sistemit.

-dosje te ish pronave.

-dosje te pahetuara ende, mungojnë provat.

-dosje te hapura se nuk është gjetur autori.

-dosje falsifikimesh tokash.

-dosje te korruptuarve.

Dosje, dosje, dosje…

Secili nga ne mban ne sqetull një dosje, qe ka një emër te keq bashkatdhetari qe i përdhunoi jetën, pronën, te drejtën, karrierën.

Ku ju çon mushka?!

Sot e gjetet te zgjidhni gjithçka?!

Sot qe gjithçka hyri ne rrugën e pakthyeshme te nje gjakderdhjeje?!

Një kontinent i tere masakrohet, ne gjetëm kohen te zgjidhim çështje hitorike!!! pra jemi ne paqe por pse mos kujtojmë te shkuarën.

Po ata te tjerët u çuan, po dhe te tjerë qe i kishin harruar!!! Ndërkohë qe një histori e re gjaku po mbjell urrejtje qe nuk do e shuajnë epoka.

Sot te gjithë ulërasin për drejtësi, ndërkohe qe 25-se vjet “harruan” prona e drejtësi.

Atëherë leku vinte me avionë, shpërndahej padrejtësisht tek me te paaftët e këtij vendi, tokat e qytetet shqyheshin nga gërmimet e ndërtimet…nga testamente te bëra me revole ne lule te ballit!!!…gjithçka anashkalohej, vulosej firmosej, ne andej nga Emigracioni hanin BAR se lame “te mençur” këtu!!!

Evropa ne atë kohe hapi dyert për rininë dhe vendi mbeti pak ne popullsi me shume shtet te pasur se pronat mbeten këtu.

Sot Vrima ne Ujë qe bëtë ua bën me sy!!! dhe ju fton te notoni gjate…

Televizori lakon, akuzon, shpall vendime dhe kërcënon PROKURORE!!!

Haptazi publikon dosje te hapura ne shqyrtim e sipër te Prokurores!!! sekrete shtetërorë maje tavolinës!!!

As 20-te vjet te shkreta nuk duruam dot DEMOKRACINE e vyer!!!

Spiker palaço, barkderrë, me dy prostituta shalëgjata qe kërcejnë maje tavolinave darke e mëngjes, tamam si ne vendet qe njihen për turizëm pederastie nga pleq Evropiane por kësaj rradhe mes Tiranës…hapin shalet dite e nate dhe qeshin me makabritetet qe dëgjojnë!!!!

Një tjetër çun king Tirone, gjasme gazetar, udhëton me para kanalHalesh, i pret rrugën një mavrie dhe e pyet a beri sex me vajzën e tezes dhe a e la me barre…ndërkohë qe baxhella paska shku me nja tre te tjerë dhe shteti e gjykata do merren tani kush…! qe paska edhe te drejta me ate moral qe ka,te paguaj unë taxa qe te mblidhet gjykata për te shqyrtuar me ke beri sex kjo cope mishi!!!

Ndërkohë qe mua nuk me hap derën Bashki e Institucion, kurrë ose me hap me harbuteri, kur ju them qe keni shtruar asfalt mbi nivelin e hyrjes se pallatit, sa here bije shi mbytet hyrja dhe une rri ne shi se niveli është mbi gju!!!

MJERIM!!!

As lot nuk te dalin se na kane ngrire shikimi nga turpet e këtij mileti!

Fjala publike, për te cilën u masakruan 35000 Inteligjente Koka vatani Shqipërie, u burgosen, u torturuan, u masakruan…ne duart e rrugaçeve, prostitutave, injoranteve, batakcinjve qe po na çojnë ne incidente  te pashmangshme Diplomatike me kaq shtete…se si te jesh horr rrugësh, ku te te kuptoje Evropa???

Ku te duron ajo sharje e fyerje e shpallje paraprake vendimesh nga sharlatane qe Flasin Shqip ne emer te Popullit?!

Qeveritaret i telendisin a thua se nuk i voton populli. Gjykatësit i fyejne sikur te jene ngelsa klase.

Organe Kompetente te Pavarura Shteti brekosen nga plehra me moral rrugësh. Kamera te fshehta ata?!

Po ju i nderuar SHTET nuk keni qe t’ja instaloni m’u te rripi i pantallonave qe te dëgjojmë sa qytetare dhe burra te mire jane?! Nuk i njoh palaçot. Kuptoj dhe ndjej dëmin e pandreqshëm qe po i behet Popullit, pasi Popujt pa Shtet nuk udhëhiqen dot.

Nuk me interesojnë Partitë, por Forumet Shtetërorë, te ruhen dhe respektohen pasi aty merren vendime jetike për ju dhe mua.

Turp qe frenat e Kombit janë lënë ne duart e televizoRRaxhijve qe e fillojne dhe mbarojne ditën me bel e tanga femrash te përdala qe nena dhe baba bën sehir duke i pare rrugëve dite e nate vajzen.

Liria e Fjalës është shtrenjtësi qe duhet përdorur VETEM nga ata njerëz qe kane arsim, etike civile, edukate civile, historik gjenetik familjar, nuk janë te dëshpëruarit e tërbuar te kombit, as te papare e te palarët e tij.

Meqë mua ma gjymtoi dorën dhe syrin e babain Gjermani…fëmijë viktime lufte…i bije te shaj nate e dite ata, te krijoj Parti për shpërblim fëmijësh viktima lufte nga Gjermani e te shqepem ne para!!! te dal nate e dite televizorëve dhe te drejtën e Pakicës ta bej te Shumicës dhe te qaje gjithë vatani për mua!!!

Kohe te këqija te shaj Gjermanet apo jo?! Nga pushtues i kemi kushërinj, xhan, baballarë Evrope?!

Nuk do ma vari njeri…po e le.

Por i nderuari Babai im me la amanet:” te dëmtuarit e një masakre është mire te heshtin bijë se vetëm urrejtje ngjallin..ndodhi, jeta vazhdon si dhe imja…shoqëria i ndihmon shume viktimat te rimëkëmben si dhe mua, mu dha burse falas për universitet se nuk kisha te ardhura as te jetoja dhe ja ku jam…po iki nga kjo bote duke lënë pas te qeshurën e Bilos qe me donin e respektonin te gjithë… dy femije yje dhe një shtëpizë te vockël por fryt nderi”

/Veritas.ccom.al/