(FOTO: Dhuna në familje është krimi më i përhapur kundër grave në vend, që prej një dekade)//

Policia në Indi tha se kanë arrestuar një burrë 60 vjeçar, i cili qëlloi për vdekje mbi gruan e tij… Me arsyen e vetme se ajo nuk i shërbeu në kohë darkën.

Burri, me emrin Ashok Kumar erdhi në shtëpi i dehur të Shtunën në mbrëmje dhe nisi grindjen me gruan e tij, tha për BBC Rupesh Singh,- një polic karriere në qytetin Ghaziabad afër kryeqytetit Delhi.

Sunaina, 55 vjeç, u dërgua në spital me plagët që kishte marrë në kokë nga arma e të shoqit; por që në atë moment ajo ka vdekur.

I shoqi, zoti Kumar ka treguar mbi krimin e tij dhe tani ndjen keqardhje për atë që bëri, tha zoti Mr Singh.

“Burri (zoti Kumar) pinte çdo ditë. Të Shti=unin ai u kthye në shtëpi i dehur dhe nisi të grindej me të shoqen. Ai e donte darkën aty, menjëherë”- thotë zoti Singh.

“U ndie i fyer me vonesën e darkës dhe qëlloi mbi të shoqen”- tha ai.

Veritas.com.al/