Burri u arrestua, sepse e shqelmoi gruan në shkallët e metrosë së aeroportit në Berlin, Gjermani. Por pamja që u shpërnda pëmes internetit ka tmerruar botën.

Svetoslav Stoykov, 27 vjeç, nga Varna e Bullgarisë, u mor në arrest kur e gjetën në stacionin e autobusit që po shkonte nga Berlini drejt Francës. Autoritetet mendojnë se po shkonte të fshihej në Nice.

Sulmi ndodhu në Tetor, por Policia lëshoi njoftimin me 7 Dhjetor, duke kërkuar ndihmë nga publiku për të gjetur zgjidhje mbi krimin.

Shenjat në fotot e regjistruara tregojnë një burrë me cigare dhe me mjekër teksa ecte pas një gruaje, dhe e qëllon me shqelm duke e hedhur poshtë nëpër shkallë.

Akoma nuk është marrë ndonjë vendim final për akuzën ndaj Stoykov, por potencialisht ai mund të dënohet deri 10 vjet në burg.

Svetoslav Stoykov

Sipas gazetës “The Guardian”, Stoykov është i martuar dhe baba me tre fëmijë, por ka një rekord kriminal si grabitës, hajdut dhe akte huliganizmi në vendin e tij, Bullgari. Raportohet se punonte në një restaurant në një godinë në periferi të Berlinit.

I dyshuari, fillimisht ishte vënë re nga shoferi i autobusit që vinte nga Franca për në Berlin. Stoykov raportohet se ishte ankuar për zhurmën që gruaja pasagjere bënte në autobus. Shoferi- një çek në origjinë, por që fliste edhe bullgarisht, dhe një pasagjer tjetër, e njohën të dyshuarin dhe njoftuan policinë. Stoykov nuk i rezistoi policisë që po e priste te stacioni i autobusit në Berlin.

/Veritas.com.al/