Komisioni Hetimore i OKB për Sirinë ka prova të konsiderueshme për të dënuar presidentin Bachar al-Assad për krime lufte, pohoi në një intervistë publikuar sot një prej anëtarëve më të shquar të këtij institucioni, Carla Del Ponte, që ka dekalruar se do të japë dorëheqjen.

“Provat janë të mjaftueshme për të dënuar presidentin sirian, Bachar al-Assad për krime lufte, jam e bindur për këtë fakt”, njoftoi ish-prokurorja për krime lufte në një intervistë për mediat zvicerane “Mëngjesi i së Dielës” dhe “SonntagsZeitung”.

Por për shkak të vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krijimin e një gjykate ndërkombëtare, nuk do të ketë as akuzë as gjykate speciale për momentin”, shtoi ajo.

Veritas.com.al/