Prokurorët Spanjoll i kërkojnë gjykatës riaktivizimin e urdhrit për kërkim ndërkombëtar pasi Puigdemont u largua për në Danimarkë.

Prokurorët Spanjoll kanë kërkuar nga Gjykata e Lartë e vendit që të riaktivizojë urdhrin ndërkombëtar për arrest ndaj Carles Puigdemont pasi presidenti i rrëzuar Catalan u largua për në Danimarkë pas Belgjikës, raporton ‘The Guardian’.

Puigdemont, i cili e la Spanjën në fund të Tetorit pasi u shkarkua nga qeveria e Madridit, përballet me një akuzë të mundshme për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike mbi rolin e tij për të nxitur ndarjen nga Spanja. Ai do të arrestohet që do të vërë këmbën në tokën Spanjolle.

Veritas.com.al/