SHBA dëshiron të dalë nga Traktati mbi Çarmatimin dhe Kontrollin e Armëve Bërthamore me Rusinë.

E përsëriti Presidenti i SHBA Donald Trump që akuzon Rusinë se e ka shkelur atë.

“Rusia nuk ka aderuar, kështu që do t’i japim fund marrëveshjes,” u tha Trump gazetarëve në Elko, Nevada.

“Rusia ka shkelur marrëveshjen, e ka shkelur atë për shumë vite. Nuk e di pse Presidenti Obama nuk e ka negociuar apo tërhequr Traktatin: Ne  nuk do t’i lejojmë të shkelin një marrëveshje bërthamore, ndërkohë që ne nuk na lejohet ta bëjmë këtë “.

Ndërkohë, qindra njerëz kanë bërë një protestë të ashpër natës mes të premtes dhe të shtunës në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit, kundër Presidentit Trump dhe në mbështetje të mijëra emigrantëve honduras që u nisën në një karvan dhe u drejtuan në Shtetet e Bashkuara për të shpëtuar nga varfëria dhe dhuna që minojnë vendin e Amerikës Qendrore.

Rreth 1,500 protestues, sipas vlerësimeve në shtyp, marshuan drejt ambasadës amerikane në qendër të Tegucigalpa dhe dogjën një flamur amerikan, duke akuzuar Trump për “diskriminim” kundër Hondurasve.Titullari i Shtëpisë së Bardhë kishte kërcënuar të përdorte ushtrinë dhe të mbyllte kufirin me Meksikën për të bllokuar valën njerëzore të emigrantëve.

Një karvan i mijëra Hondurasve të shtunën e kaluar u largua nga San Pedro Sula, kryeqyteti i departamentit Cortès, në veri të Hondurasit, një nga zonat më të varfra dhe më të dhunshme në botë, pas një fushate ftese në rrjetet sociale. Rreth 4 mijë kanë arritur në grupe të vogla, në këmbë dhe në autobusë, në ditët e fundit në Tecun Uman, në Guatemalë. Të premten, te dëshpëruarit kane kaluar një gardh metalik në kalimin kufitar të Guatemalës para se të bllokoheshin nga policia meksikane.

Veritas.com.al/