Qeveria ukrainase ka përuruar një central diellor prej 3.800 panelesh disa metra larg nga centrali bërthamor protagonist i shpërthimit të vitit 1986.Impjanti do të shërbejë për të prodhuar energji të pastër për rreth 2 mijë familje

Gianni Carotenuto 

Tridhjetë e dy vjet pas shpërthimit tragjik, Çernobili- në një farë mënyre – kthehet në jetë.

Qeveria e Ukrainës ka financuar realizimin, pak metra larg centralit bërthamor teatrit të incidentit më të keq në historinë e energjisë bërthamore civile, një central të energjisë diellore me 3.800 panele që mbulojnë një sipërfaqe prej 1.6 hektarësh. “Sot lidhim centralin me sistemin elektrik të Ukrainës”, ka deklaruar Evgeny Variagin, drejtor i grupit ukrainas-gjerman, Solar Çernobil, kompania e origjines te këtij projekti.

Fabrika do të mjaftojë për të furnizuar energji për rreth 2 mijë apartamente. Grupi Solar Çernobil ka investuar 1 milion € në këtë projekt. Nga kjo njësi e parë,ndermarrja shpreson të arrijë një total prej 100 megavat deri në fund të vitit 2019, në një terren që “për shkak të kontaminimit të rrezatimit nuk mund të përdoret për bujqësi”, tha Variagin.

Ideja e krijimit të një centrali diellor pranë impiantit të vjetër bërthamor, me reaktorin e fundit të mbyllur në vitin 2000, erdhi tek autoritetet pas mbylljes së papritur të furnizimeve të gazit rus frut i një krize te gjatë diplomatike ndërmjet Moskës dhe Kievit.

Reaktori i Çernobilit numer 4 shpërtheu më 26 prill 1986, duke kontaminuar, sipas disave, deri në tre të katërtat e kontinentit evropian. Katastrofa i detyroi autoritetet sovjetike, pas një heshtje fillestare prej pak ditësh, të evakuojnë qindra mijëra njerëz nga një territor i gjerë,subjekt që nga ajo kohë i abandonimit total deri në krijimin e termocentralit të ri diellor.

Megjithatë, për shkak të vazhdimit të rrezatimit, zona perreth centralit nuk është e banueshme dhe nuk do të jetë – sipas autoriteteve lokale – për 24 mijë vjet. Megjithatë, nuk përjashtohet të procedohet me një plan të vërtetë shfrytëzimi industrial. Para dites se sotme, lajmi më i fundit mbi Çernobilin datonte në 2016, kur centrali bërthamor ishte mbuluar nga një sarkofag i madh çimentoje.

Veritas.com.al/