Në Dubrovnik zhvillohet sot samiti ekonomik mes Kinës dhe vendeve Ballkanit Perëndimor e Evropës Lindore.

Pjesëmarrës në të ashtuquajturën platformë të bashkëpunimit “16 plus 1” është edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe liderët e 4 vendeve të tjera të rajonit.

Në samit merr pjesë edhe kryeministri kinez, Li Kecjang.

Këto vende janë pjesë e projektit prej 1 triliardë dollarësh të investimeve në infrastrukturën rrugore e detare.

Përmes këtyre investimeve, Kina synon të përmirësojë infrastrukturën e vendeve përmes të cilave kalojnë eksportet e saj drejt perëndimit.

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në samit, ka pasur një takim me kryeministrin e Kinës, ku ka kërkuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Vetë kryeministri kinez ka paraqitur interes për shkëmbimin e mallrave shqiptare në Kinë.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.