Plas sherri në komisionin e Ekonomisë. Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka debatuar me kreun e Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, madje përplasja mes tyre gati sa nuk është kthyer në fizike.

Kjo, pasi deputeti Shehaj, ka shkuar pranë vendit të Braçes, duke i bërë me gisht gjatë gjithë kohës. Më pas deputetin e PD-së e kanë tërhequr personeli i sigurisë.

Midis deputetit demokrat Shehaj dhe atij socialit Braçe, ka patur disa përplasje kohët e fundit në këtë komision, deri tek kjo e sotmja.

Veritas.com.al/