Sipas  amerikanes  “Liberty Writers News”, Putin ka thënë se Hillary kërkonte të shkaktonte Luftë Botërore. Pas kësaj ai thotë “Zoti e bekoftë Trump që e mbajti (Hillary-në) jashtë kësaj skene.

“Trump foli mbi rinisjen dhe restaurimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ne e kuptojmë se kjo rrugë do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh gjendjen tanishme si kanë degraduar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha Putin në televizionin Rus.

“Siç edhe kam thënë në mënyrë të përsëritur, nuk është faji ynë pse raportet Rusi- Shtete të Bashkuara janë në këtë pikë. Rusia është gati dhe do që të rindërtojë marrëdhënie me të drejta të plota me Shtetet e Bashkuara. Po e përsëris, ne e kuptojmë se do të jetë e vështirë, por ne jemi gati të luajmë rolin tonë në këtë drejtim”

Ne kemi ndaluar, zyrtarisht, Luftën e Tretë Botërore, shkruan Liberty Writers News si koment të fjalëve të Putin në drejtim të Trump- Ne do të kemi katër vjet të shkëlqyer me Trump në Shtëpinë e Bardhë- përfundon komenti

/Veritas.com.al/