(FOTO: Honey dhe Barry Sherman ishin të mirnjohur nw mbledhje fondesh për mirësi)/

Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur  në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana që policia i përshkroi si “të dyshimta”.

Trupat e Barry Sherman dhe gruas së tij Honey, u gjetën në basementin e shtëpisë nga një agjent i zyrave të qirave, thotë raporti.

Zoti Sherman ishte themelues dhe president i gjigandit farmaceutik Apotex, i cili shet medikamente generic në të gjithë botën.

Ai ishte një nga njerëzit më të pasur në Kanada dhe një filantropist i spikatur.
Nuk ka asnjë shenjë të ushtrimit të forcës për të hyrë në shtëpi, tha policia ditën e Premte në mbrëmje. Media lokale raportoi se hetuesit nuk po kërkojnë për ndonjë të dyshuar, tani për tani.

Detektivi Brandon Price tha për televizionin kanadez ‘CBC’ se hetuesit janë akoma në dyshimin se mund të ketë pasur ndonjë veprim të gabuar që ka sjellë fatkeqësinë e çiftit.

Policia dha pak detaje dhe nuk konfirmoi ngjashmëritë mes të të vdekurve.

“Jam pa fjalë në këtë moment” tha Ministri i Shëndetësisë së Ontarios, Eric Hoskinspërmes Twitter.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqtë e çiftit.

Veritas.com.al/