Një çift nga Illinois, të martuar 69 vjet, vdiqën vetëm 40 minuta nga njëri tjetri, me duar të shtrënguara, në një dhomë të spitalit.

Teresa Vatkin, 89 vjeë, vdiq të Shtunën në 12:10 a.m pranë burrit të saj, 91 vjeçarit Isaac Vatkin, i cili vdiq rreth orës 12:50 a.m. në ‘Highland Park Hospital’ në  Skokie, raportoi Associated Press.

Të afërmit thanë se çifti kishte shstrënguar duart te njëri tjetri kur Teresa ndërroi jetë. Vajza e çiftit, Clara Gesklin, tha se babai i saj ndaloi frymëmarjen sapo duart e tyre u ndanë.

“Gjoksi i babait u rrafshua. Mund të them se jo më vonë se 20 minuta. Ata shkuan së bashku”- tha  Gesklin për ËGN.

“Momenti kur ai ndjeu se e lëvizëm dorën e saj prej dorës së tij, ai mundi të thotë ‘OK’ unë po e mbroja atë. Unë mund të shkoj ntë pushoj, gjithashtu”, tha djali i tyre Daniel Vatkin, për gazetën ‘Chicago Sun Times’. “Kjo ishte kalorësia e fundit- kështu që ai po shkonte në qiell për të hapur derë për gruan e tij”.

Leo Vatkin, djal i çiftit, tha se babai i tij “kurrë nuk donte gjë tjetër” përveç të shoqes.

Veritas.com.al/