Uragani Maria goditi gjithë Puerto Rican të cilën e mbuloi me ujë e me baltë, por nuk mundi të ndajë Sandra Harasimowicz nga kafshët e saj të dashura.

Ajo dhe i shoqi, Gary Rosario thanë se u kacavirren në muret e shtëpisë për orë të tëra javën e kaluar me qëllim që të mbronin shtatë qentë e tyre nga stuhia që shkatërroi vendin e tyre piktoresk në Puerto Rico duke e mbytur në baltë.

Harasimowicz, 43 vjeç, me origjinë nga Polonia, tha se çifti ishte zënë në çark deri në grykë në ujë pasi uragani Maria shpërtheu drejt shtëpisë së tyre në qytetin Yauco të Hënën e kaluar. Ata po përpiqesgin që të dërgonin qentë në pullazin e shtëpisë së fqinjit.

Uragani, i cili la të vdekur të paktën 10 përdona në territorin e Shteteve të Bashkuara, i ktheu rrugët e qytetit ku jeton çifti në një shtrat për mbeturina. “Valët e tërbuara të ujit hyjnë në shtyp[i si të ishte fundi i një lufte”, tha  Harasimowicz për reuters.

Duke u përpjekur të mbajmë kafshët ngjitur pas vetes, teksa po kalonim në sistemin e panelave diellor të fqinjit, Harasimowicz tha se pa tmerr me sy kur njëri nga qentë u hodh në rrëkenë e ujit që kishte kthyer rrugët në moçal dhe i shoqi u hodh pas qenit.

“Mendova se e humba, por ai kërceu sepse është një njeri i dashuruar pas kafshëve“ tha Harasimowicz.  “Thashë se kaq ishte, se po humb kafshët, por po humb edhe burrin”.

Çifti i kishte dërguar dy fëmijët, njëri në moshë 6 vjeç dhe tjetri 12, që të qëndronin me miqtë aty pranë para se të vinte stuhia Maria.

Veritas.com.al/

Image result for Couple defy Hurricane Maria on roof to save pets - lots of them

Image result for Couple defy Hurricane Maria on roof to save pets - lots of them