Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë mes ekipeve kombëtare me vlerën me të ulët në Euro 2016. Vlera e Kombëtarës shqiptare në total është 46 milionë euro.

Elseid Hysaj, lojtar i Napolit, është lojtari më i shtrenjtë i Kombëtarës shqiptare, sipas faqes transfermarkt.com, e cila merret ekskluzivisht me çmimin e lojtarëve. Vlera reale e ish asit të Empolit është 12 milionë euro.

Në pozitën numër dy është lojtari i Baselit, Taulant Xhaka, me 4 milionë euro. Portieri i Kombëtarës, Etrit Berisha, vlersohët me 4 milionë euro, sipas ëëë.transfermarkt.com, shkruan Gazetablic.com

Ne kryesim janë edhe lojtarët Ergys Kace ( i cili vlersohët rreth 3 milionë euro), dhe Shkelzen Gashi me 2.7 milionë euro.