Mjeku anestezist, i cili asistoi në operacioni e 16-vjeçares, Blerta Pepa, ku ajo humbi jetën jetën, quhet Tefik Zhurda 53-vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka tentuar vetëvrasjen me overdozë medikamentesh. Mësohet se mjeku me mbi 25 vjet karrierë në spitalin e Traumës ku tashmë ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të para 16-vjeçarja vuante nga Astma dhe kurohej për këtë problem, gjë të cilën ua kishte thënë edhe ia ati i vajzës mjekëve. Mirëpo, 3 vitet e fundit nuk kishte kuruar. Në lidhje me këtë problem të vajzës i është komunikuar mjekut, i cili i ka bërë anestezi gjenerale, sipas GSh.al.

Policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes. Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin, por për një konkluzion të saktë, priten rezultatet e hetimeve.