Gjithë këto ditë po bëhet zhurmë në media dhe në politikë mbi rrezikun e mbylljes së kompanive “Call Cnter”. Kjo mund të hedhë në rrugë qindra, ose mijëra punonjës.

Po cili është problemi?

Kompanitë Call Center në Shqipëri janë me origjinë italiane. Italia po tenton të ndryshojë ligjin mbi to.

Çfarë po ndryshon?

Ligji do të detyrojë klientin që telefonon që të dëshmojë mbi vendin ku ndodhet. Për shembull, do të thotë se “po të telefonoj nga Shqipëria”. Në mos e thotë ky, aparatura duhet të tregojë elektronikisht se “po telefonoj nga Shqipëria”. Mirëpo kjo cenon origjinalitetin e kompanisë Call Center.

Po të tregohet vendndodhja e klientit, atëherë kjo nuk vlen- sipas kompanive

Ja kaq është.

Penaliteti është ky: Në qoftë se klienti nuk tregon nga ku po telefonon, atëherë kompania gjobitet me 150 mijë euro.

Kështu ndalohen kompanitë që të vendosen në Shqipëri.

Ndryshimi i ligjit është paralajmëruar prej kohësh.

Qeveria shqiptare duhej të kishte lobuar që ligji të mos ndryshohej, por kjo nuk ka ndodhur- sipas ligjvënësve italian

Pikërisht për këtë arsye tani është në pikëpyetje fati i kompanive Call Center në Shqipëri.

Mbyllja e tyre kushton mijëra punonjës që të mbeten pa punë.

 

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit Call Center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012. Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35, parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia.

Në këtë nen thuhet: “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.

Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave- sipas Monitor.

/Veritas.com.al/