Frrok Çupi/

Tani është pasdite, madje edhe ftohtë; mund të thuash me siguri se 5 dhjetori 2017 kaloi. Vjen nata e thellë dhe njerëzit mblidhen në vatra; e hedhin kujtesën jashtë, në të ftohtë… Por ç’gjurmë la? A do të vijë një orë kur studiues të politikës  do të zbulojnë lidhjet e një ‘grushti’ të sotëm, (njësoj si grushte shteti) në  këtë hapësirë prej këtu në Adriatik e deri thellë në Lindje?…

Sot kanë ndodhur pak ngjarje, por dramatike, që të lidhura me njëra tjetrën krijojnë idenë e ‘grushtit’. Sigurisht jo një ide false si ‘grushti’ i presidentit Erdogan në 15 korrik 2016, i cili u thur nga vetë ‘viktima’. Por një intrigë kulmore, e cila një këmbë e ka pikërisht te Erdogan në Turqi.

Në pikën më të dobët, aty ku vriten vëllezërit në Sulltanat:

Nuk është Koreja e Veriut pika më e dobët. Këtë po e dëshmojnë provat dhe analizat e mendimtarëve. Sot u godit lidhja mes Turqisë dhe Amerikës. Presidenti Erdogan kërcënoi Izraelin, por në fakt Turqia kërcënoi Shtetet e Bashkuara. Presidenti Donald Trump, qysh prej ditës para se të shkelte në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar se ‘kryeqytet i Izraelit do të jetë Jerusalemi”. Kryeqytetin e natyrshëm e kishin premtuar më parë edhe dy presidentë të tjerë të Amerikës…, më në fund ka ardhur ora që Jerusalemi të shpallet kryeqytet. Erdogan kërcënoi menjëherë për prerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, gjë që pas pak ditësh mund të lexohet ‘shpallje lufte’. Që në fjalët e para presidenti i Turqisë përkëdheli sedrën myslimane dhe përdori fjalor lufte: “Ky është kordon i kuq rreth myslimanëve!”.

Ideja e ‘grushtit’ i drejtohet Amerikës, realisht. Presidenti Trump ka shpallur programin e tij për ndalimin e emigracionit të paligjshëm nga 6 vende myslimane. Kjo është pika e dobët ku godet Turqia. Edhe marrëdhëniet Turqi- Amerikë janë në nivelin më të ulët që më 4 tetor 2017 kur Turqia arrestoi Metin Topuz, anëtar i stafit të ambasadës Amerikane. Turqia e akuzoi ‘për spiunazh” njësoj si edhe 500.000 të tjerë që dergjen burgjeve pas grushtit të shtetit Erdogan.

Dora e Turqisë shkon edhe më tej: Ajo kërkon ‘sebep’ me Amerikën rreth kthimit në atdhe të klerikut Fetullah Gulen. Ish miku si vëlla i Erdogan është shënuar për t’u ekzekutuar në Turqi. Turqia ka ardhur në pikën e vendosjes së grushtit të hekurt përmes ‘ekzekutimit të vëllezërve’. Kthimi i traditës së Sulltanatit kur Sulltani i ri vriste gjithë vëllezërit ‘për të ruajtur pushtetin’, tani ka marrë pamjen e një grushti mes Lindjes dhe Perëndimit, po përmes Turqisë.

Në Tiranë zbulohet ‘Hamzai’ i gjallë dhe krijohet ideja e besnikërisë, por jo me Amerikën.

Sot, më  5 dhjetor, këtë ditë që po kalon, në çastin kur shteti Turk kërcënonte Amerikën, Numri Dy i qeverisë Turke dekorohej në Tiranë. Në prani të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, është  dekoruar sot ministri i Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çafusoglu. Duke marrë “Honoris Causa” ministri i Diplomacisë Turke i ka kërkuar shtetit shqiptar të dorëzojë ‘tradhtarët e presidentit’. Në epokën e Gjergj Kastriotit kishim ‘tradhëtinë’ e Hamzait në favor të Portës.

‘Një Shqipëri e stabilizuar është një Turqi e fortë”, ka thënë ai, duke e shtrirë forcën e ‘perandorisë ‘ Erdogan në Shqipëri.

Mesazhi nuk ishte për Tiranën, por për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën që nga Ankaraja shpallet ‘linja e kuqe’ ndaj Amerikës, në Tiranë shpallet ‘forca’ e Turqisë…, kundër kujt?

Shtetet e Bashkuara prej kohësh shikohet nga politika e Tiranës në dyzim: As Lindje, as Perëndim; as me BE, as kundër; as me Trump, as me Soros… Që nga pushteti deri te opozita, një sy është mbi presidentin Trump, një sy te kundërshtari i betuar, majtisti Soros… Deri sot këtu mbizotëron Soros.

Cili fitoi në Kiev mes dy ‘puppetëve’ të Soros?

Në Kiev u arrestua ish- presidenti i Gjeorgjisë, Micheil Saakashvili. Akuza “për tentativë grusht shteti”. U arrestua pak i turpëruar, sepse u ngjit në tarracën e vilës dhe kërcënonte policinë: “Do të vras veten po më arrestuat”. Përgjithësisht, krijesat politike, ose ‘puppetët’ e George Soros në rajonin Lindor, kanë të njëjtën ‘shtyllë’ kurrizore.

Po çfarë ndodhi mes ish- presidentit të Gjeorgjisë dhe presidentit Poroshenko të Ukrainës? Pse e dorëzoi presidenti ish- presidentin?

Pyetja bëhet më e afërt: Pse vallë dy ‘puppetë’ të Soros në republikat ish- sovjetike, i nxorën sytë njëri tjetrit? Të dy, si Poroshenko, edhe Saakashvili janë ‘heroj’ të “revolucioneve me ngjyra’ të krijuar nga Soros. Të dy i dhanë tension rajonit kaq delikat në rrethina të Moskës. Prej të dyve humbën jetën mijëra njerëz në të dy shtetet. Andery Kozenko, një analist i njohur i ‘United Russia’ pat shkruar se nëse Shtetet e Bashkuara do që të ndëshkojë përgjegjësit e kësaj krize (Krime, Ukrainë) atëherë duhet të vendosë sanksione mbi miliarderin George Soros, presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe një numër zyrtarësh amerikan si Nulan, Joe Biden, etj., që përkrahin krizën përmes Soros. Edhe presidenti poroshenko e ka dekoriar George Soros me Urdhrin e Lirisë…

Po atëherë kush fitoi sot kur njëri nga të Sorosit arrestoi tjetrin ‘të Sorosit’?

E tëra duket si një grusht; ose nga brenda llojit, ose nga jashtë. Por ‘grusht’.

Veritas.com.al/

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.