Joe Biden është në krye të listës së shkurtër që qarkullon vetëm brenda për brenda, sis sekretar i shtetit të Shteteve të Bashkuara, nën presidencën e Hillary Clinton. Kështu i tregoi një burim familjar i brendshëm revistës amerikane POLITICO, e cila gjatë fushatës ka qenë shumë e afërt me Hillary Clinton.

Kjo mund të jetë zgjedhja e parë në kabinetin e Hillary me të cilin do të shkojë para publikut, Biden do të jetë pasuesi më i drejtpërdrejtë i postit që mbante Hillary Clinton.

As Clinton, as ndihmësit më të afërt të saj nuk i kanë treguar akoma Joe Biden. Sipas burimit, ata po bëjnë strategjinë se si t’ia ofrojnë këtë zëvendës presidentit, i cili garoi kundër zonjës Clinton gjatë primareve, por që më vonë u tërhoq dhe u vu në përkrahje të Hillary.

“Ai është i madh, dhe ata po harxhojnë kohë duke konfiguruar rrugën se si do të jenë bashkë me të në qoftës e Hillary fiton”, tha burimi familjar me planifikimet në tranzicionin e pushteteve.

/Veritas.com.al/