Nuk është sekret që CNN u kthye në një krah propagande të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike të Clinton dhe Obama, ose “The Clinton Neës Network

CNN u vu në përdorim për të shtyrë agjendën politike. Në vend që të transmetonte atë çfarë Clinton po bënte mirë ose jo në punën e saj, CNN hyri në një pisllëk të fushatës me patetitzëm, jo vetëm kundër Donald Trump, por edhe kundër mbështetësve të tij.

Në momentin kur fushata e zgjedhjeve u mbyll, CNN u bë akoma edhe më patetik. Çdo ditë CNN akuzon Trump-in si racist, seksit, homofobik, dhe ksenofob. Kurrë nuk provoi që të gjente ndonjë argument për atë që thoshte. Natyrisht,  sipas  Clinton Neës Netëork, Trump ishte në rrugën e gabuar.

Por tani, një grup punëdhënësish të komunitetit me ngjyrë janë duke plotësuar dosjet kundër degës së CNN . Gjithë transmetimi dhe kompania mëmë e “Time Warner” janë paditur për diskriminim të njerëzve.

Prokurori Daniel Meachum lëshoi një njoftim për mediat të Mërkurën në mëngjes se në ora 10.30 do të kishte një konferencë për mediat. Që në atë moment, kopjet e fletë- padisë si dhe lista e të paditurve u bënë të vlefshme për publikun.

“Si rezultat i diskriminimeve të vazhdueshme padia është plotësuar në emër të DeWayne Walker vs. CNN, Time Warner & Turner, janë njoftuar për historitë ku janë përzierë në abuzim me pushtetin, nepotizëm, hakmarrje, shpagim dhe diskriminim”, tha Meachum në njoftimin për mediat.

Walker- një nga përfaqësuesit e padisë, gjithashtu paditi CNN herën e parë në Janar për 50 milionë dollarë dëmshpërblim pasi gjatë 13 vjetëve në punë në këtë kompani nuk është promovuar asnjëherë dhe është tejkaluar në favor të njerëzve të bardhë. Kur u ankua në “Komisionin e Oportuniteteve të Barabarta në Punë”, nga zyrtarët e lartë të CNN u akuzua se po kryente “shpagim”.

“Walker është një mnagjer marketingu në kompani”, tha Ho- një nga anëtarët e grupit që po ndjek padinë kundër CNN

Tre të tjerë kanë dorëzuar paditë gjatë këtyre viteve të fundit- tha Ho.

/ Veritas.com.al/