Gazeta e përditshme italiane “Corriere della sera” ka publikuar sot në faqet e saj një analizë mbi rolin dhe figurën e shqiptarit Bledar Ibrahimi, i dëbuar nga Italia në 3 mars të 2016 me akuzën e përkrahjes së propagandës terroriste të Shtetit Islamik (ISIS) në Itali.

Nën titullin “Udhëtimi i Bledar “profesorit”. Studimet në Kajro e rrjeti i xhihadistëve”, ky atikull zbardh lidhjet e kontaktet e Bledar Ibrahimit me një sërë ndjekësish e aspiratësh luftëtarë të ISIS në territorin italian e në veçanti në rajonin e Lombardisë.

Bledar Ibrahimi ka mbërritur nga Shqipëria në moshën 20-vjeçare, duke u vendosur rastësisht në komunën e Pozzo D’ Adda në Lombardi.

E pikërisht në këtë qytezë me 6 mijë banorë e në kufi me provincën e Bergamos, Bledar Ibrahimi lindi për herë të dytë, duke mohuar origjinën e tij, tokën e tij dhe duke u betuar në emër të Allahut e të ushtrisë së Kalifatit.

Islami fondamentalist e shushati me anë të propagandës në internet.

Bledari ndërroi emër e profilin në Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi.

Në postimet në Facebook ai shkruante se “Siria e Irak janë për të gjithë myslimanët”, kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit, liderin e besimtarëve, shpërdau fjalët e al-Zarqawi kundër Perëndimit, më 6 maj 2014 dhe ka kërkuar ndihmën hyjnore të Allahut me anë të një fotografie që nxiste xhihadin.

Bledar Ibrahimi kishte lidhur miqësi me një pjesë të mirë të mbështetësve të ISIS në Lombardi, si me Giulia Maria Sergio (lady xhihad italiane e martuar me shqiptarin Aldo Kubozi), me pakistanezin e sapo dëbuar nga Italia për terrorizëm, Aftab Farooq, me shqiptarin Idriz Elvis Elezi, me torinezin Halili El Mahdi, autori i dokumentit të parë të ISIS në gjuhën italiane, ka krijuar lidhje me të afërmit e luftëtarit të ISIS nga provincia e Vareses, Oussama Khachia, si dhe janë dokumentuar biseda të tij online me Brahim Boufares, një tjetër mbështetës i ISIS, i dëbuar nga Savona me akuzën e terrorizmit.

“Emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”, shkruan Corriere della Sera.

Forcat speciale të Milanos e larguan nga shtëpia ku jetonte në komunën Pozzo D’Adda dhe e dëbuan në Elbasan, ku jeton me gjyshin e tij.

Ai e ka të ndaluar të hyjë në territorin e Bashkimit Europian për 10 vitet e ardhshme.

Roli i Bledar Ibrahimit po shfaqet me qartësi vetëm tani.

Pasi autoritetet italiane kanë rindërtuar çdo pjesë të “ushtrisë së xhihadistëve në Lombardi”, janë zbardhur të gjitha kontaktet telematike e telefonike mes personave të arrestuar, të dëbuar e luftëtarë të ISIS.

Është kristalizuar roli “superior” i Bledar Ibrahimit.

Ai është një mbështetës i Shtetit Islamik që nuk synon vetëm të niset në Siri e t’i bashkohet luftës së Kalifatit.

“Profesori kishte nisur karrierën e studimeve fetare të çertifikuara në Egjipt për ‘u bërë një imam radikal.

Dy vjet më parë ishte transferuar në Kajro për të studiuar në një Universitet arab e për të mësuar bazat e fesë myslimane në një shkollë Kurani.

Në të njëjtën periudhë në Egjipt ka jetuar dhe motra e tij Rëxhina, 20-vjeç e bashkëshorti i saj italian nga Lombardia, i konvertuar në mysliman me emrin Icaro Bilal Masseroli.

Motra e burri i motrës së Bledar Ibrahimit janë dëbuar nga Egjipti të akuzuar për fondamentalizëm.

Në fund të muajti shkurt të 2016, Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti në Itali, duke kaluar përmes Frankfurtit, ku qëndron dy ditë e më pas udhëton për 8 orë me autobus drejt Milanos.

Ende nuk ka qartësi pse Bledar Ibrahimi nuk zgjodhi një fluturim direkt nga Egjipti drejt Italisë.

I sapo kthyer në vendin e rezidencës së tij në komunën Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi ka kërkuar një kartë të re identiteti, dhe pse ajo që zotëronte nuk i kishte skaduar ende.

Në kartën e vjetër të identitit, Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë, ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër.

Add new comment

Të tjera

4 orë 13 min më parë 1

Alfred Qefalia zbulon rrëfimet e ndryshme të Kristi Pines për vrasjet me pagesë

Alfred Qefalia, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, ka folur për “Gazeta Shqiptare”. Në një bisedë me të nga burgu 302 “…

4 orë 31 min më parë 1

Hajdutët çajnë murin e bankës për t’u futur në dhomën e kasafortës

Pa armë, pa dhunë thjesht me një kazëm në dorë hajdutët tentuan të grabisin BKT Bank tek Ismail Qemali të dielën në mbrëmje….

16 orë 12 min më parë 4

E rrallë/ Erdogan mbledh 1 milion në sheshin e Stambollit (VIDEO)

Më shumë se një milion persona dolën këtë të diel në sheshin kryesor të Stambollit në një mega-miting të thirrur nga qeveria në “…

16 orë 35 min më parë 2

Turistët e huaj për Shqipërinë: Aty kamerieri sillet si pronar

Në TripAdvisor, një nga portalet amerikane më të famshme të turizmit në botë me përvojë 16-vjeçare, për Shqipërinë gjen mbi 43,…

17 orë 2 min më parë 2

FOTOT e tragjedisë së Shkupit, 25 viktima nga përmbytjet

Deri ora 19.00 numri i viktimave nga përmbytjet në Maqedoni ka arritur 25 prej të cilëve 21 janë identifikuar. Trupat pa jetë u…

17 orë 17 min më parë 1

Kush është 17-vjeçari i pajetë i gjetur mes plehrave të Sharrës

Ardit Xhoklaj  është 17-vjeçari trupi i pajetë i të cilit uj gjet mesditën e sotme në landfillin e mbetjeve në Sharrë të Tiranës…

18 orë 5 min më parë 0

Peshëngritësja shqiptare në Rio 2016: Si më lanë jashtë ceremonisë për kostumin!

Mbeti jashtë cere monisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016” një ditë më parë jo për faj të saj, sepse Komiteti Olimpik…

18 orë 8 min më parë 1

Përmbytjet në Maqedoni, Rama: U ndihmojmë me ç’të mundemi!

25 vetë kanë humbur jetën në Maqedoni për shkak të përmbytjeve. Dita e nesërme është shpallur ditë zie kombëtare. Kreu i qeverisë…

19 orë 4 min më parë 0

Shkup/ Orët e tmerrit të përmbytjes (foto)

                Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se…

21 orë 19 min më parë 1

Arrestohet në Rinas trafikanti i 1 ton kokaine

Italiani Enrico Gazzo, i njohur si narkotrafikanti i 1 ton kokaine është arrestuar në Rinas. 49 – vjeçari rezultonte i shpallur…