Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” një video-mesazh të mjekut Tritan Kalo, nga Spitali Infektiv COVID-1, i cili iu bën thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave dhe kujdesin maksimal, edhe pse ka filluar hapja graduale e jetës.

Sipas mjekut infeksionist, koronavirusi është ende në gjysmën e rrugës dhe nuk e ka shfaqur akoma tablonë e plotë të problematikave.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, duhet të shtojmë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve. Ju lutem dëgjoni mesazhin e prof. Tritan Kalo🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Mesazhi i Tritan Kalos:

Ju drejtohem nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, e përcaktuar si COVID-1. Ju drejtohem me thirrjen, që me hapjen e masave, të mos liberalizoni ose përkeqësobin shkallën e përkujdesjes ndaj veteës, sepse jemi ende në mos në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida për t’u përballur në të ardhmen.

Kujdesi ndaj vetes, kujdeis ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithnjë e mëtej, sepse COVID-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka”, thekson mjeku Kalo.